Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi Kërkon Unitet për Temat Nacionale

Presidenti i Kosovës duke përshëndetur marrëveshjen e sotme për demarkacionin, tha se ajo siguron lirinë e lëvizjes për kosovarët.

“Uroj të gjithë përfaqësuesit e këtyre partive politike për konsensusin e arritur, i cili përfundimisht siguron lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës në Zonën Shengen”, shkroi Thaçi në facebook.

Ai konstatoi se marrëveshja e sotme është hap i rëndësishëm për të ardhmen europiane.

“Marrëveshja e sotme e partive politike për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, është një lajm jashtëzakonisht i rëndëishëm për të ardhmen europiane të Kosovës”, shkroi Thaçi.

Ai shprehu dëshirën që me unitet të till]ë të tejkalohen interesat e ngushta partiake edhe për çështje tjera.

“Ky unitet politik duhet të shërbejë si një kornizë afatgjate për gjetjen e zgjidhjeve per temat nacionale, të cilat kërkojnë vullnet dhe gatishmëri për të tejkaluar interesat e ngushta partiake dhe private”, shkroi Thaçi.