Medalja e dhjetëvjetorit të pavarësisë | Foto: Presidenca

Thaçi Kërkon Propozime të Personaliteteve për Medaljen e Pavarësisë

Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar sot propozime për personalitetet që meritojnë të nderohen në 10 vjetorin e pavarësisë.

Presidenti Hashim Thaçi kërkoi sot propozime për personalitetet që duhet të nderohen me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

NDËRLIDHUR

“Duke pasur personalitete të shumta, si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, që kanë kontribuar për pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë gjatë dekadës së parë të pavarësisë, presidenti Thaçi i fton institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët, që të kontribuojnë me propozimet e tyre për personalitetet që vlerësojnë se duhet të dekorohen me këtë medalje”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca.

Në komunikatë thuhet që propozuesit duhet ta arsyetojnë kontributin e atyre që propozojnë.

“Të gjithë ata që duan të kontribuojnë me propozime, luten që ato t’i arsyetojnë dhe dërgojnë në adresën e Komisionit Vlerësues për Dekorata: dekoratat@president-ksgov.net”, thuhet më tutje në komunikatë.

Presidenti Hashim Thaçi, Medaljen Presidenciale Jubilare për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë do ta ndajë gjatë tërë këtij viti.

Kosova më 17 shkurt feston dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

13 Janar 2018 - 16:45

Adelina Ahmeti 13/01/2018 - 16:45
NDËRVEPRIMI0

Thaçi Kërkon Propozime të Personaliteteve për Medaljen e Pavarësisë

by Adelina Ahmeti
NA NDIQNI

Send this to a friend