Thaçi Kërkon nga Kryeministri Bullgar Mbështetje për Integrim në BE

Presidenti i Kosovës ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet ky që e kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian në këtë vit.

Sipas njoftimit të tij në Facebook, Presidenti Thaçi tha se i ka bërë të ditur Kryeministrit Borissov përpjekjet e institucioneve që ta ndriçojnë sa më shpejtë vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe për përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq nga ai kërkoi ndihmë për integrimin e Kosovës në strukturat ndërkombëtare.

“Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian nuk ka alternativë dhe është parakusht për paqe e stabilitet në rajonin tonë.Po ashtu, nga shteti bullgar kërkova mbështetje edhe për procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor”, shkroi Thaçi.