Nga takimi Thaçi-Mogherini | Foto: Atdhe Mulla

Thaçi: BE-ja Aspirata e Vetme e Kosovës

Gjatë takimit që pati me Federica Mogherini, përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Presidenti Hashim thaçi tha se aspiratë e vetme e Kosovës dhe shteteve të rajonit është BE-ja.

“BE-ja mbetet aspirata e vetme e Kosovës dhe e tërë rajonit”, tha Presidenti Thaçi sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e tij.

“Kemi sfida të ndryshme, por prioritete të njëjta”,i tha Thaçi Mogherinit, sipas komunikatës së Presidencës.

Komunikata bën me dije se Federica Mogherini gjatë takimit me Thaçin u shpreh e kënaqur nga vizitat në rajon.

Dje Mogherini në Serbi u prit me brohoritje të radikalëve “Serbi-Rusi”!

Ajo në një konferencë të përbashkët me Mustafën tha se po e viziton Ballkanin në kohën e tensioneve të këtij rajoni.