Thaçi ia Kushton katër Rreshta Rënies së Enver Zymberit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në përvjetorin e gjashtë, ia ka kushtuar katër rreshta Enver Zymberit, policit të Njësisë Speciale, i cili ishte vrarë më 25 korrik 2011 gjatë aksionit të njësive speciale për vënien e rendit dhe kushtetutshmërisë në veri të Kosovës. Presidenti Thaçi, në këto pakë fjalë ka theksuar se 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës dhe se Enver Zymberi do të kujtohet gjithmonë për guximin e tij në mbrojtje të Republikës së Kosovës.

“Në çdo 25 korrik e kujtojmë me krenari heroin e pavarësisë, Enver Zymberin. Ai ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur kushtetutshmërinë dhe sovranitetin e shtetit tonë. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës morën nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 dhe kjo ishte edhe Dita e Bashkimit të Kosovës. Enveri do të kujtohet gjithmonë për guximin e dëshmuar në mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, përfundon postimi i presidentit Hashim Thaçi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.