Guinea Bissau konfirmon njohjen e Kosovës - Foto: Facebook/HashimThaci

Thaçi: Guinea-Bissau Konfirmon Njohjen e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrën e presidentit të Guinea-Bissaut, përmes të cilës ai uron popullin e Kosovës për 10-vjetorin e pavarësisë.

Sipas presidentit Thaçi, kjo letër konfirmon edhe një herë njohjen e Kosovës nga ky shtet.

Guinea-Bissau është një shtet mik i Kosovës, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.

“Sot pranova letrën e presidentit të këtij shteti, José Mário Vaz, me të cilën uron popullin tonë për dhjetëvjetorin e pavarësisë. Kjo letër konfirmon edhe një herë njohjen e Kosovës nga ky shtet”, ka shtuar presidenti i Kosovës.

Siç njofton Presidenca e Kosovës, presidenti Thaçi letrën e konfirmimit të njohjes e ka pranuar nga ministri i shtetit të Guinea-Bissaut, Fabien Sagna.

Kosova është njohur nga Guinea Bissau në vitin 2010 me një notë verbale nga presidenti që nuk jeton më.