Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi-Gjyqtarëve: Keni Mbështetjen time për Luftimin e Korrupsionit

Presidenti Hashim Thaçi duke iu drejtuar të pranishmëve në Konferencën e Shtatë Vjetore Gjyqësore, tha se gjyqatrët e kanë tërë mbështetjen e tij për të luftuar dukuritë negative.

“Kam ofruar dhe do të ofroj gjithë mbështetjen time për avancimin e sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve të luftës dhe terrorizmit”, tha Thaçi.

Presidenti më tutje foli për të arriturat e gjyqësorit, duke thënë se sivjet sistemi i drejtësisë kosovare po shtrihet edhe në veri.

“Këto të arritura nuk janë të pakta. Këtë vit kemi ndërmarrë hapa për shtrirjen e sistemit të drejtësisë në tërë terroritorin e Kosovës.Kam dekrerëtuar 100 gjyqtarë vetëm këtë vit sipas propozimit të KGjK-së. 40 prej këtyre gjyqtarëve janë nga komunitetet”, tha Thaçi.

Ai u dëshiroi në fund suksese gjyqtarëve.

“Të nderuar gjyqtarë për gjithçka që keni bërë në shërbim të shtetit gjithë këto vite ju përgëzoj dhe ju dëshiroj që edhe më tej të arrini suksese në punën tuaj”, tha Thaçi.