Thaçi e Tërnava: Toleranca Vlerë e Kosovës

Sipas komunikatës së Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun në Presidencë vlerësoi rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në krijimin e bashkëjetesës ndërfetare në vend.

“Kosova është shembull në rajon për tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare. Duhet të promovojmë këtë vlerë dhe pasuri të Kosovës,” tha Presidenti Thaçi.

Sipas komunikatës, myftiu Tërnava ka thënë se Bashkësia Islame e Kosovës ka bashkëjetuar me fatin e popullit dhe gjithnjë ka dhënë kontributin e vet në të gjitha proceset politike e historike në Kosovë.

Presidenti e Myftiu kanë folur edhe për mangësitë ligjore për bashkësitë fetare dhe për nevojën që ato të plotësohen në të ardhmen.

Komunikata shpjegon se Thaçi e ka njoftuar Tërnavën se konferenca ndërkombëtare ndërfetare “Interfaith”  prej këtij viti organizohet nën patronazhin e tij.

Kjo konferencë u organizua në mars në Prizren, ndërsa asaj iu drejtua edhe princi Charles që në këtë kohë po vizitonte Kosovën.

http://kallxo.com/princi-kerkon-rindertimin-e-urave/