Hashim Thaçi në konferencën e prokurorëve | Foto: KALLXO.com

Thaçi: e Përhershme Beteja Kundër Korrupsionit

Në fjalën e tij në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, Presidenti Hashim Thaçi u kërkoi prokurorëve luftimin e korrupsionit.

“Ballafaqimi me krimin e korrupsionin është sfidë ne vete, por luftimi i kësaj dukurie duhet të jetë permanent dhe me tolerancë zero. Beteja kundër korrupsionit është një betejë e përhershme,” tha Thaçi.

Ai u tha prokurorëve që nëse e kryejnë punën si duhet, shteti do të jetë më i fortë.

“Detyra juaj si prokurorrë është e shenjtë dhe me suksesin e punës tuaj Kosova do të jetë një vend më i fortë,” tha Thaçi.

Presidenti në fjalimin e tij ua kujtoi prokurorëve që tash kanë kompetenca për të hetuar krimet e luftës.

“Njerëzit që i kanë kryer krimet nuk janë larg.Mbështetjem e shtetit do ta keni gjithmone. Nëse ballafaqoheni me sfodat më të rënda më të vështra do të jeni patriotët më të  mëdhenj të këtij vendi,” tha Thaçi, duke kujtuar krimet për të cilat nuk janë ngritur aktakuza.

Thaçi u tha prokurorëve që të mos ndikohen nga politika.

“E di që do ta keni të vështirë por drejtësia nuk duhet të ndikohet nga politikat ditore apo përkatësia etnike,” tha Thaçi.

Raporti i progresit i Komisionit Europian, edhe në kohën kur Thaçi ishte kryeministër, por edhe tash vazhdimisht tregon se Kosova nuk po angazhohet sa duhet në luftën kundër korrupsionit dhe se në sistemin e drejtësisë ka ndikime të politikës.

http://kallxo.com/raporti-progresit-sheh-vendnumerim-te-kosoves/