Foto: ZKM

Thaçi e Haradinaj Takohen me Këshilltarin e Presidentit Trump

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë organizuar pritje për kryeministrin dhe Presidentin të Kosovës në Washington.

Në këtë pritje përveç kryeministrit e presidentit ka marrë pjesë edhe këshilltari për mbrojtje i presidentit amerikan Donald Trump, Herbert Raymond McMaster, zëvendës ndihmës sekretarja amerikane, Laura Cooper, drejtori për Çështjet e Evropës Jug Qendrore, Matthew Palmer etj.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka thënë që pavarësia e Kosovës është arritur bashkë me SHBA-në.

“Kryeministri Haradinaj tha në fjalën e tij se pavarësia e Kosovës është arritur në përpjekje të përbashkëta me SHBA-të dhe kjo e bën më të veçantë lidhjen mes dy popujve. Ai tha se SHBA-të në krye të NATO-s ka shpëtuar jetët e qytetarëve të Kosovës. Është kjo një miqësi e posaçme dhe për këtë jemi krenarë”, citohet të ketë thënë kryeministri Haradinaj, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Ndërsa këshilltari i presidentit Trump e ka siguruar palën kosovare se të vazhdojë ta mbështesë në rrugën e saj drejt forcimit të shtetit.

Sipas komunikatës së Qeverisë, Haradinaj ka takuar edhe disa zyrtarë tjerë të shtetit amerikan si dhe me bashkatdhetarë.