Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi

Thaçi e Haradinaj Takim në Aeroport Para Nisjes në Bruksel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me presidentin Hashim Thaçi biseduan para nisjes për takimin e radhës të Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë BE.

Kryeministri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se bashkëbisedoi me presidentin për rrugën evropiane të Kosovës.

Para nisjes në Bruksel për takimin e radhës të Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE zhvillova edhe një bashkëbisedim me Presidentin e vendit Hashim Thaçi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për rrugën evropiane të Kosovës.

Procesi i nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), ka filluar atëherë kur Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së kishte miratuar propozimin e Komisionit për fillimin negociatave më 12 dhjetor 2012.

Bazuar në këtë raport, më 28 qershor 2013, Këshilli i BE-së mori vendimin për nisjen e negociatave për MSA ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

(https://web.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504.1073741838.179643115493444/674901689300915/?type=3&theater)