Hashim Thaçi në Kongresin amerika, Foto: Facebook

Thaçi Dorëzon Kopjen e Deklaratës së Pavarësisë në Bibliotekën e Kongresit Amerikan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar përmes një postimi në “Facebook” se në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë e ka dorëzuar një kopje të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në bibliotekën e Kongresit amerikan.

“Bashkë me shumë dokumente të rëndësishme botërore, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës do të ruhet përjetësisht në vendin dhe shtetin, i cili dje mbështeti lindjen, derisa sot ruan ekzistencën e kësaj deklarate dhe shtetit tonë”, ka shkruar presidenti në postimin e tij.