Thaçi: Do ta Padisim Serbinë për Gjenocid

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se herët a vonë, Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocidin që e ka kryer në Kosovë.

“Kosova do të ngritë padi ndaj Serbisë për gjenocid. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, sepse dhuna dhe spastrimi etnik ka qenë i dirigjuar drejtpërdrejt nga shteti i Serbisë në Kosovë. Se kur do të ndodh kjo, ne do ta gjejmë momentin më të përshtatshëm”, deklaroi Thaçi në një konferencë për media para gazetarëve.

Edhe pse ai nuk e di se kur do të ndodh kjo, megjithatë thotë se do ta kërkojnë çastin e përshtatshëm për ta ushtruar këtë të drejtë, për të cilën tha se nuk do të vjetrohet pavarësisht sa do të vonohet.

“Çështja e ushtrimit të gjenocidit në Kosovë nuk vjetërsohet. Prandaj në momentin që krijohen rrethanat e përshtatshme legale për Kosovën si shtet, ne do ta ngrisim këtë çështje”, shtoi Thaçi