Preisdenti Thaçi gjatë homazheve sot për viktimat serbe në Hoçë të Madhe. Foto: ZPRK

Thaçi: Dhimbja i Bashkon Familjet e Viktimave

Ai tha se për të pagjeturit nuk do të negociojnë, por të këmbëngulin që sa më parë kjo çështje të zbardhet.

Thaçi ishte i shoqëruar nga kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjetur, Prenk Gjetaj, ku bashkë vendosën lule në memorialin në Hoçë të Madhe dhe ai i familjes Berisha.

“Sapo vumë lule në këtë përkujtimore për 84 qytetarë serbë të Kosovës për të përkujtuar viktimat, pa dallim nacionaliteti. Jemi këtu për të kërkuar të vërtetën dhe për të kërkuar pajtim ”, tha Thaçi.

“Do të punojmë maksimalisht, jo të negociojmë, por të këmbëngulim që sa më parë çështja e të pagjeturve të zbardhet”, tha ai.

Ai ka shtoi se për të vërtetën kërkohet sakrificë, duke shtuar se kjo duhet të bëhet në emër dhe në shërbim të së ardhmes demokratike të Kosovës, në mënyrë që vendi mos të mbetet peng i të kaluarës.

“Gjatë takimeve që kam pasur me familjarë të të pagjeturve, kam mësuar një të vërtetë të dhimbshme, por edhe optimiste për të ardhmen e Kosovës. Familjarët e të pagjeturve më kanë treguar se dhimbja i ka bashkuar dhe tani janë një familje që ndan dhimbjen por edhe dëshirën për pajtim”, ka theksuar Thaçi.

Ndërsa, Prenk Gjetaj tha se institucionet shtetërore të Kosovës vazhdojnë të punojnë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Është e drejtë e familjeve që të mësojnë të vërtetën për fatin e familjarëve të tyre”, tha Gjetaj.

Në Suharekë, presidenti Thaçi vuri lule te memoriali i familjes Berisha.

“Jemi këtu të përkujtojmë familjen Berisha dhe për të kërkuar drejtësi të plotë”, tha Thaçi.

Më herët gjatë këtij viti, Thaçi kishte bërë homazhe edhe në memorialët e civilëve serbë të vrarë në Grackë të Vjetër të Lipjanit dhe Gorazhdec të Pejës.

http://kallxo.com/thaci-nuk-te-vritet-loja-e-femijeve/

http://kallxo.com/gjesti-thacit-nuk-bind-familjaret-e-viktimave-serbe/

http://kallxo.com/beqaj-thaci-te-memorialet-serbe-per-specialen/