Arkiv: Shani e Bahri Maloku, të vrarë në fshatin Plloçicë të Malishevës. Foto: Kallxo.com

Thaçi Dënon Vrasjen e Vëllezërve në Malishevë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj vrasjes së mbrëmshme të dy vëllezërve nga fshati Plloqicë të Komunës së Malishevës.

Ai përmes një statusi në Facebook, kërkoi që të mos cënohen jetët e njerëzve dhe kërkoi reagim nga organet e drejtësisë.

“Familjes Maloku ua shpreh ngushëllimet më të thella, ndërsa e vlerësoj reagimin e shpejt të organeve të rendit dhe drejtësisë. Si shoqëri nuk mund të lejojmë që të cenohet jeta e njeriut, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim”, shkroi Thaçi.

KALLXO.com foli sot me familjarët e dy vëllezërve të vrarë.

http://kallxo.com/video-flet-deshmitari-vrasjes-se-vellezerve-ne-pllocice-te-malisheves/