Thaçi Dekoron Senatorin Amerikan: Liria Nuk Është Privilegj i të Fortit

Në kuadër të vizitës së tij dy ditore në Kosovë, senatori McCain u prit sot edhe nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili e falënderoi senatorin për kontributin e tij për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, duke e quajtur jetën e tij monument të gjallë të përpjekjes për liri.

“Ju u bëtë zëri kur ne nuk kishim zë. Me punën dhe angazhimin për lirinë e Kosovës dëshmuar se liria nuk është privilegj i të fortit, por e drejtë fundamentale për secilin person”, tha Thaçi.

Më pas senatori McCain tha se do të vazhdojë të bëjë gjithçka që të sigurojë mbështetjen e SHBA-së për Kosovën.

“Kemi ende kilometra për të kaluar dhe progres për të bërë. Por kur shikojmë progresin që është bërë, mendoj se populli I Kosovës duhet të jetë shumë krenar”, tha McCain.

Dje senatori mbajti fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizite rajonale, ku pasdite do të vizitojë Shqipërinë.