Bujar Dugolli duke pranuar Dekoratën e presidentit Hashim Thaçi, Foto: Facebook

Thaçi Dekoron Bujar Dugollin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar edhe dekanin e Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli me Medaljen Presidenciale Jubilare.

“Për kontributin e tij si kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve, si pjesë e Konferencës së Parisit më 1999 dhe për punën e tij akademike, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë edhe Bujar Dugollin”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas Thaçit, lëvizja studentore ka kontribuuar shumë në ngritjen e motivit dhe mobilizimin e studentëve për t’iu bashkuar luftës çlirimtare.

Që para 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Thaçi ka filluar t’i dekorojë personalitetet e ndryshme me Medalje Presidenciale Jubilare për kontributin e tyre në fusha të caktuara. Disa prej tyre edhe kanë refuzuar të dekorohen nga presidenti Thaçi.