Thaçi gjatë takimit të sotëm konsultativ | Foto: KALLXO.com

Thaçi Cakton më 3 Gusht Seancën Konstituive

Presidenti Hashim Thaçi caktoi më 3 gusht seancën konstituive të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 3 gusht 2017, në orën 10:00”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e tij.

Sipas njoftimit, Thaçi e ka udhëzuar “Kryetarin dhe Kryesinë e Legjislaturës së Pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi që të përgatisin edhe propozimin e rendit të ditës”.

Thaçi gjatë takimit të sotëm me përfaqësues të disa subjekteve politike, tha se shumë shpejt do ta caktojë datën e seancës konstituive.

http://kallxo.com/pan-dhe-disa-nga-komunitetet-ne-takimin-te-presidenti/

Thaçi kishte afat deri më tetë gusht për ta caktuar këtë seancë.