Tetë Vjet e Gjysmë Burg për Vjedhjen e Furgonit

Visar Selmani është dënuar me 4 vjet e gjysmë burg ndërsa Pajtim Selmani me gjysmë viti më pak për akuzën e vjedhjes së rëndë, ndërsa Sylejman Uka u gjobit me 2 mijë euro për dhënie të ndihmës kryesit të veprës penale. I akuzuari i katërt, Bajram Prestreshi gjendet në arrati ndërsa lënda ndaj tij është veçuar nga trupi gjykues.

Prokuroria i akuzonte Visar e Pajtim Selmanin dhe Bajram Prestreshin se më 15 janar 2014 në fshatin Ribar të Vogël të Lipjanit kanë vjedhur një furgon të tipit “Mercedes Sprinter 2080”.

Në të njëjtin fshat dhe të njëjtën ditë, sipas prokurorisë, tre të akuzuarit kanë tentuar ta vjedhin edhe një furgon tjetër të llojit “VV-T3” por nuk ia kanë dalë ta bëjnë këtë ngase ky furgon nuk është ndezur.

Vendimin për dënimin e tre të akuzuarve u lexua nga kryetarja e trupit gjykues, Shpresa Hasaj Hyseni.

I akuzuari Pajtim Selmani në seancat e kaluara kishte thënë se  ishte i detyruar të vidhte për ta shlyer një borxh.

http://kallxo.com/akuzuari-vodha-per-ta-shlyer-borxhin/

http://kallxo.com/apeli-liron-ish-zyrtaret-e-ministrise-se-tregtise/

http://kallxo.com/nexhat-krasniqi-denohet-me-26-muaj-burg/

http://kallxo.com/4-muaj-burg-me-kusht-per-asamblistin/

http://kallxo.com/denohet-e-gjobitet-shukri-buja/