Foto: Ilustrim

Tetë Persona Arrestohen në Gjilan

Tetë persona janë arrestuar dje pas bastisjes së disa lokacioneve nga policia në Rrugën e Ferizajt në Gjilan.

Sipas Policisë, pas bastisjes së këtyre lokacioneve si prova materiale janë sekuestruar tri pistoleta, dy karikatorë, tetë fishekë, një gëzhojë, tri thika, një shufër metalike dhe një xhemper.

Në raportin e policisë thuhet se me vendimin e prokurorit pesë të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Njëri nga të arrestuarit, sipas policisë, është dërguar në vuajtje të dënimit në bazë të një urdhërese paraprake nga gjykata.