Termokos “Vishet Trash” për Dimrin e Prishtinës

Këtë vit pritet të ketë furnizim të rregullt me ngrohje por ekzistojnë edhe përgatitjet për skenarët më të këqij.

Kështu u tha sot në Termokos gjatë një vizite të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Termokosit Arsim Fetahu premtoi furnizim të rregullt me ngrohje.

“Ne jemi të gatshëm që të filloj sezona e ngrohjes me 15 tetor si është e paraparë me rregulloren e zyrës së rregullatorit dhe ligjit për ngrohje dhe nuk presim ndonjë problem të theksuar, përkundrazi presim që kjo sezonë të jetë shumë më e mirë sepse kyçja e bllokut B2 jo vetëm që ka rrit kapacitetetin prodhues por edhe siguron operim më të qëdnrushem me ngrohje” tha Fetahu.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti tregoi se kur mund të bëhet zgjerimi i rrjetit të koogjenerimit.

“Për vitin e ardhshëm kemi siguruar një financim për zgjerimin e rrjetit ne i kemi të kyçur përafërsisht 60 mijë banorë, dhe kemi tash kapacitet që t’i kyçim 90 mijë”, tha Ahmeti.

Ahmeti shpalosi edhe një tjetër ide. Sipas tij, në periudhën 2017-2020 po shihet mundësia që të sigurohet uji i nxehtë përmes ngrohtores në mënyrë që të mos përdoren bojlerët dhe të kursehet energjia.

Ndërsa tha se çmimi për faturën e ngrohjes do të mbetet i njëjtë pasi që Komuna dhe Termokosi duhet të kthejnë kreditë e marra për projektin e koogjenerimit.