Termocentralit i Ri i Zgjidh Telashet me Rrymën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se rritja e kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike është çështje emergjente.

“Kosova mund të nisë një periudhë të qëndrueshmërisë energjetike me kapacitete të reja që janë paralajmëruar në Kosovën e Re, por edhe kapaciteti i saj nuk e zgjedhë në tersi problemet e furnizimit me energji, sepse është akumulimi i energjisë i cili është i pamundur të ndodhë në rast se nuk kemi burime alternative, në këtë rast të ripërtritshme”, tha Haradinaj në një tryezë të mbajtur, të enjten, me Klubin e Prodhuesve të Kosovës  për furnizimin me energji elektrike i sektorit të prodhimit në Kosovë.

Ai ka thënë se Qeveria ka filluar t’i mbështetin  prodhuesit.

“Qeveria është partneri i tyre, sepse vija e parë ose fronti ekonomik janë prodhuesit”, tha Haradinaj.

Ka folur edhe për investimet që janë bërë në rrjetin e energjisë elektrike nga ana e KEDS-it. Tha se deri më tani investimet kanë shkuar në tensionin e ulët, ku janë të kyçur amvisërive, ndërsa investimet e ardhshme që janë rreth 20 milion duhet të shkojnë tensionin e mesëm, në mënyrë që të përmirësohet furnizimi për bizneset, përkatësisht prodhuesit.

Haradinaj ka thënë se jemi duke tentuar në kohë sa më të shkurt me kompletu bordin e ZRRE-së. Ai ka thënë se do të punohet në lehtësimin e investimeve në energji të ripërtritshme.

“Edhe prodhuesit tanë që ju mungon energjia elektrike dhe që energjia e ripërtritshme është si zgjedhje për ta, jemi të interesuar t’i ndihmojnë. Jemi të interesuar si qeveri që të jemi partner”, ka thënë Haradinaj.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se situata aktuale e energjisë elektrike në Kosovë nuk është në situate të mirë.

“Përveç humbjeve janë edhe problemet e tjera si kualiteti i energjisë, i cili nuk është i duhuri tek bizneset që gjenden pak më larg se pjesa e trafove që mbulojnë qytetet. Ato kanë probleme serioze me tensionin, i cili e ngarkon prodhimin me shkatërrim të aparaturave”, tha Lluka.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka thënë se nga 31 marsi bizneset me më shumë se 50 punëtor nuk do të kenë tarifa të rregulluara.

“Më 31 mars 2018  hyn në fuqi vendimi për bizneset e madh që kanë mbi 50 punëtorë dhe mbi 10 milion euro qarkullim, nuk do të jenë të rregulluara nga zyra e rregullatorit të energjisë por do të operojnë në tregun e lirë” tha Lluka.

Astrit Panxha nga Klubi i Prodhueseve të Kosovës ka thënë se një prej barrierave kryesore që përballet prodhuesit është furnizimi me energji elektrike.

Ai ka thënë se investimi në energjinë e ripërtritshme është një mundësi e mirë për bizneset. Ka folur për investimet që janë duke u bërë në energji të ripërtritshme dhe efiçiencën e energjisë. Alternativa e vetme për bizneset prodhuese është që sa më parë të zgjidhet problemi i furnizimit me energji elektrike, pasi aktualisht kjo është shndërruar në barriera.