Tërmete të njëpasnjëshme godasin rajonin e Prespës dhe Ohrit

Në rajonin e Prespës dhe Ohrit janë regjistruar mbrëmë disa tërmete të një pas njëshme nga Observatorit Sizmiologjik nga Fakulteti Matematiko-Natyror në Shkup.

Epiqendra e tërmeteve ka qenë 85 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me origjinë nga rajoni i Debërcës.

Ndërsa dy nga këto tërmete janë regjistruar 50 dhe 59 minuta pas mesnate me fuqi prej 3 shkallëve të Rihterit.

Por dridhjet nga tërmetet janë ndjerë edhe në Ohër, Strugë dhe Kërçovë.