Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Tenton T’ia Marrë Zinxhirin e Arit

Në Pejë është arrestuar një i mitur nën dyshimin se tentoi që me forcë t’ia marrë zinxhirin e arit një të mituri tjetër, njofton policia.

Sipas policisë, personi të cilit u tentua t’i grabitej zinxhiri, këtë stoli ari e kishte të vendosur në dorë.

Të miturit të arrestuar i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste të vjedhjes së stolive të arit.