Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Tenton të Vetëvritet Duke Përdorur Medikamente

Policia njofton për një rast të tentim vetëvrasjes që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:20 në Gjakovë.

Sipas raportit të përditshëm policor, një femër është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta ka tentuar të vetëvritet duke përdorur sasi të pakontrolluar të medikamenteve.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

Policia këtë rast po e trajton si tentim vetëvrasje.