Foto-Ilustrim

Tenton të Godasë Policët me Veturë

Në raportin e përditshëm policia njofton se në Prishtinë vozitësi i një makine ka tentuar t’i godasë zyrtarët policorë që provuan ta ndalonin.

Njësitë policore, sipas raportit, më pas ndaluan veturën, shoferi i së cilës nuk iu bind urdhrave policorë, ndërsa gjatë kontrollit në makinë zbuluan një boks hekuri dhe një maskë e zezë.

Të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor, ndërsa vetura e tij është konfiskuar.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të sulmeve ndaj policëve.