Foto-Ilustrim

Tentoi t’i Korruptojë Policët, Arrestohet Shtetasi Serb

Sipas raportit ditor policor gjatë ditës së djeshme te Hani i Elezit, një person ka tentuar t’i korruptojë zyrtarët policorë me 10 euro me pretekstin se dëshironte t’i qeraste me nga një kafe.

Personi i dyshuar ishte drejtues  i një automjeti transportues.

Zyrtarët policorë kanë vepruar ndaj tij duke e ndaluar dhe pastaj me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për rastet e tentativës së dhënies së ryshfetit ndaj policëve.

http://kallxo.com/ofron-policit-50-franga-ryshfet/

http://kallxo.com/arrestohet-pasi-i-ofron-policit-10-euro-ryshfet/