Foto: Ilustrim

Tentim Vrasje në Gjakovë

Policia thotë se patrullat menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku kanë dalë të gjitha njësitet relevante së bashku me prokurorin e shtetit.

“Sipas hetimeve preliminare dy qytetarë të moshës madhore ishin duke lëvizur me automjetin e tyre të udhëtarëve dhe në hyrje të fshatit nga një person i dyshuar, dyshohet se është shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit. Personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e një personi tjetër, i cili me automjetin e tij e ka asistuar të dyshuarin për ikje”, thuhet në komunikatën e policisë në Gjakovë.

Nga të shtënat me armë nuk ka pasur lëndime në njerëz përveç dëmtimit të automjetit.

“Në vendin e ngjarjes janë marrë të gjitha provat materiale dhe rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë. Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke punuar intensivisht në zbardhjen e këtij rasti dhe arrestimin e personave të dyshuar”, thuhet në komunikatë.