Sulm/ Ilustrim

Tentim Rrëmbimi i të Miturës

Dy burra janë arrestuar në Prizren nën dyshimet se kanë tentuar ta rrëmbejnë një vajzë të mitur.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të dielen rreth orës 19 në rrugën ‘Mbreti Gent’, në Prizren.

Dy të arrestuarit të nacionalitetit romë dyshohet se kanë tentuar ta rrëmbejnë vajzën e mitur të nacionalitetit ashkali.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.