foto: Ilustrim

Të Vrarët në Kryshec Janë nga Kusuriqi i Pejës

Vëllezërit e vrarë në malin afër Kryshecit të Pejës, të gjetur në mesnatë pa shenja jete, nuk janë nga ky fshat.

KALLXO.com merr vesh se këta të vrarë me inicialet A. B. Dhe R. B. janë nga Kusuriqi i Pejës.

Lajmin për vrasjen e dy vëllezërve e onfirmoi sot për KALLXO.com kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj.

Kurmehaj tregoi se ende nuk ka të dyshuar për vrasjen e dyfishtë, ndërsa bëri të ditur se hetimet jane duke vazhduar.