Foto-ilustrim

Të Shtëna pas Mosmarrëveshjes për Transport Udhëtarësh

Një person ka qëlluar drejt dy personave tjerë me armë zjarri, pas një mosmarrëveshjeje rreth një linje të transportit të udhëtarëve në Halilaq të Fushë-Kosovës, njofton policia.

Sipas policisë, nga këto të shtëna nuk ka të lënduar, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën me të cilën mendohet se është kryer sulmi.

Të dyshuarit për të shtënat i është caktuar ndalimi policor.

Të shtëna për mosmarrëveshje në lidhje m transportin e udhëtarëve pati edhe në Skenderaj në vitin 2015, kur një person u vra e dy u plagosën.