Pastrimi i lagjes Tavnik | Foto: KALLXO.com

Të Rinjtë Mitrovicas Vullnetarisht Pastrojnë Lagjen e Tyre

Djemtë e “qytetit të minatorëve” në mënyrë vullnetare janë bashkuar dje dhe sot për të pastruar nga mbeturinat rrugët e lagjes “Tavnik”.

Kjo lagje është ndër më të mëdhatë në qytetin e Mitrovicës.

Grupi i organizuar aksionin e pastrimit është duke e kryer në hapësirën publike të rrugës që çon drejt liqenit artificial dhe stadiumit olimpik “Adem Jashari”.

Ramadan Beshiri, njëri nga të rinjtë që i është bashkuar aksionit të pastrimit, tregoi për KALLXO.com se nga cilat rrugë në Mitrovicë janë hequr mbeturinat.

“Këto janë hapësira mes rrugës kryesore dhe janë në pozitë që reflektojnë, ndërsa dje dhe sot kemi pastruar rrugët ‘Driton Veliu’, ‘Artim Jashari’ dhe ‘Safet Boletini’ që ndodhen në atë pjesë”, tha Beshiri.

KALLXO.com ka shkruar edhe për aksione tjera pastrimi në pjesë të ndryshme të Kosovës.

http://kallxo.com/bukuria-pa-berllok/

http://kallxo.com/aksion-pastrimi-ne-stanishor-te-gjilanit/

http://kallxo.com/politikanet-ndihmojne-pastrimin-e-suharekes/