Të Miturit Përleshen mes Vete, 3 Prej Tyre Lëndohen

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës, thuhet se gjashtë persona të mitur janë përleshur mes veti pas një mosmarrëveshjeje.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren në Rrugën “Remzi Ademi”.

Në raport thuhet se tre nga gjashtë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa me urdhër të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor.

Në raport nuk jepen detaje lidhur me mosmarrëveshjen e të miturve .

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të përleshjeve. Shkrimet për të mund t’i lexoni në këtë link.