Foto: Atdhe Mulla

Të Mërkurën Vazhdon Seanca për Demarkacionin

Seanca për ratifikimin e Projektligjit për marrëveshjen e demarkacionit është shtyrë për të merkurën pas konsultimeve mes shefave të grupeve parlamentare.

60 deputetë votuan për vazhdim të seancës në këtë ditë, 30 ishin kundër dhe 1 abstenoi.

Pas konsultimeve të Kadri Veselit me shefat e grupeve parlamentare ku mungoi Glauk Konjufca i Vetëvendosjes ishte rënë dakord që seanca të vazhdojë të hënën.

Avdullah Hoti, shefi i grupit parlamentar të LDK-së tha se seanca duhet të shtyhet derisa të arrihet konsensusi, ndërsa Memli Krasniqi e Ahmet Isufi në emër të PDK-së e LDK-së u pajtuan që seanca të vazhdojë të hënën.

Por në Kuvend kryeministri Ramush Haradinaj tha se të hënën nuk mund të marrë pjesë në seancë, pasi tha se do të jetë në një takim në Londër.

Haradinaj propozoi që sot të votohet Projektligji për marrëveshjen e demarkacionit.

“Këtë ligj qe e kom pru sot, i mirë e i keq jemi me votu. Merreni përgjegjësinë lër vonesat ju lutem”, tha Haradinaj.

Pastaj nënkryetari i Kuvendit Kujtim Shala tha se Haradinaj duhet të jetë i pranishëm në seancë, prandaj deklaroi se mbledhja e Kuvendit duhet të vazhdojë një ditë tjetër.

Pastaj seanca u shty për të mërkurën.