Azem Syla. Foto: Atdhe Mulla

Të Hënën Seanca Fillestare ndaj Azem Sylës

Afër dy muaj pas ngritjes së aktakuzës dhe mbajtjes së më shumë se 20 seancave të hetuesisë së veçantë, Azem Syla dhe të tjerët do të dalin para gjykatës për të dëgjuar leximin e aktakuzës që i rëndon për krimin të organizuar.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Tahir Rrecaj, avokati i Nuhi Ukës të akuzuarit tjetër bashkë me Sylën.

Prokuroria Speciale më 25 tetor ngriti  dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

Sipas komunikatës së PSRK-së, palët e dëmtuara janë buxheti shtetëror i Kosovës dhe familjet serbe të Kosovës, të drejtat e të cilëve mbi parcelat e tokës ishin keqpërdorur nga ky grup i organizuar kriminal.

Gjatë hetimeve ndaj Sylës dhe grupit të tij, në fund të muajit prill 2016 është realizuar një operacion në kuadër të së cilit u bënë arrestime, bastisje dhe konfiskime të pasurisë.

Udhëheqësi i pretenduar i këtij grupi, Azem Syla ish-deputet, u dorëzua në polici më 29 prill 2016.

Një pjesë e konsiderueshme e parcelave të tokës në fjalë janë konfiskuar përkohësisht në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake dhe tani janë duke u menaxhuar nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AMPSK).

Ky proces ka për qëllim pikë së pari kthimin e tokës në pronësinë publike legjitime të saj.

Këto hetime kanë përfshirë edhe një bashkëpunim efektiv me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar në Beograd.

Pas këtyre veprave penale kanë pasuar veprimtaritë për pastrimin e parave nëpërmjet bartjes së pronësisë së parcelave të tokës, për ta fshehur origjinën kriminale të këtyre parcelave, si dhe me anë të transaksioneve financiare.

Avokati Tomë Gashi tha se është njoftuar se ndaj klientit të tij,  Azem Syla, është ngritur aktakuza dhe se tani pret që një kolegj i Gjykatës Themelore do të marrë vendim se a duhet ende klienti i tij mbahet në paraburgim.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për seancat e zhvilluara në rastin ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve, ndërsa ka siguruar .

Dosja lidhur me këtë rast gjendet këtu.

KALLXO.com siguroi edhe aktakuzën prej 264 faqeve ndaj Sylës dhe të tjerëve.

Ekskluzive: Aktakuza Voluminoze Ndaj Grupit të Azem Sylës

Po ashtu, KALLXO.com ka sjellë pamje ekskluzive nga operacioni për arrestimin e të dyshuarve për rastin e njohur si pronat.

Në mesin e shtëpive të bastisura ishte edhe ajo e tashmë ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla.

http://kallxo.com/aksion-gjere-policor-kerkohet-edhe-azem-syla/