Të Hënën AKP-ja Publikon Uzurpatorët

Publikimi i këtyre listave u bë i ditur pas takimit të kryeparlamentarit Kadri Veseli me Petrit Gashin, kryesuesin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“U dakorduam për listën për uzurpatorët e pronave shoqërore që do të publikohet të hënën,” tha kryesuesi Gashi.

Listat e uzurpatorëve që pritet të jenë publike do të përfshijnë periudhën prej vitit 1999 e deri tash.

Kryepaarlamentari Kadri Veseli lavdëroi bashkëbiseduesin e tij, duke thënë se Petrit Gashi ka nisur punën me këmbë të mbarë.

Veseli u tha gazetarëve se do të rritet edhe transparenca e punës së AKP-së ndërsa gazetarët do t’i kenë dyert të hapura për ta kërkuar secilin dokument.

Publikimi i listave të uzurpatorëve u përmend edhe në takimin e Kadri Veselit me anëtarët e rinj të Bordit të AKP-së më 29 janar.

http://kallxo.com/veseli-te-publikohen-emrat-e-uzurpatoreve-ne-kosove/

Veseli u bëri thirrje organeve të drejtësisë që ta përkrahin publikimin e listave të uzurpatorëve nga AKP-ja.

“Thërrasim organet juridike që këtë veprim trimëror të AKP-së mos ta lënë në vesh të shurdhër,” tha Veseli.

Bordi i AKP-së do të takohet edh me Asociacionin e Komunave të Kosovës në muajin mars, pasi të gjithë kryetarët e komunave kaanë probleme me uzurpim pronash, ndërsa kjo po largon investitorët.

Veseli tha se “Trepça” do të jetë prioritet i Kuvendit, Qeverisë dhe AKP-së, ndërsa për punëtorët e Fabrikës së Tubave që ndodhen në grevë që gati dy vjet deklaroi se Kuvendi ka nxjerrë një rezolutë që kërkon kompensimin material të tyrer për largimin e padrejtë nga puna gjatë viteve ’90.

Dje BIRN dhe GLPS organizuan konferencë për privatizimin në Kosovë.

http://kallxo.com/2241595-2/ [interaction id=”56bdc3123c42ab681c75c421″]