ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Të Arrestuarit për Thyerjen e Xhamave të Kuvendit, Aktivistë të VV-së

Policia e Kosovës ka arrestuar sot pasdite tre persona si të dyshuar për sulmin me gurë në drejtim të objektit të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast janë thyer dy xhama.

KALLXO.com merr vesh se të arrestuarit janë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje: I.F., P.D. dhe E.Sh.

Këta tre aktivistë ishin pjesë e një grupi më të madh të aktivistëve që ishin arrestuar edhe në janar të vitit 2015.

KALLXO.com raportoi sot për sulmin kundër objektit të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast janë thyer dy xhama.

http://kallxo.com/thyhen-xhamat-e-nderteses-se-kuvendit-foto/

Për këtë incident, Policia njoftoi më pas për arrestimin e tre të dyshuarve.

Xhamat e Kuvendit u thyen në kohën kur po tentohej të votohej Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetë të Vetëvendosjes, votimi u shty katër herë dhe u votua në tentimin e pestë, gjatë të cilit nuk pati gaz lotsjellës.