Takimi Hoti-Minxhozi

Takim për Bashkëpunim

Sipas komunikatës së Ministrisë së Financave, Hoti e Minxhozi folën për bashkëpunimin mes dy vendeve.

Hoti e Minxhozi folën edhe për takimin mes ministrave të Financave të Kosovës e Shqipërisë.

“Në këtë takim u diskutua për takimin e radhës ndërmjet Ministrit të Financave të Republikës së Kosovës dhe Ministrit të Financave të Republikës së Shqipërisë, me qëllim implementimit të marrëveshjeve qeveritare ndërmjet dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

Ministri Avdullah Hoti sipas komunikatës falënderoi ambasadorin Minxhozi për përkrahjen politike dhe diplomatike që Kosovës po i vjen vazhdimisht nga Shqipëria.

Minxhozi i tha Hotit se Shqipëria do të ndihmojë integrimin dhe zhvillimin ekonomik e politik të Kosovës jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.