Isa Mustafa duke hyrë në takim | Foto: KALLXO.com

Takim i Liderëve për Demarkacionin

Liderë politikë kosovarë të subjekteve parlamentare janë mbledhur në një takim me dyer të mbyllura ku pritet të diskutohet rreth një deklarate për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

LDK-ja në takim përfaqësohet nga kryetari i saj dhe kryeministri Isa Mustafa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi dhe zyrtarët të tjerë.

Nga PDK-ja në takim po marrin pjesë Kadri Veseli, Xhavit Haliti e Elmi Reçica. Nga Vetëvendosja takimit i janë bashkuar kreu i saj Visar Ymeri dhe nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti.

Gazetarja e KALLXO.com në vendin e ngjarjes ka parë të hyjë në mbledhjen e liderëve edhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn, por edhe Ardian Gjinin.

Nismën janë duke e përfaqësuar Jakup Krasniqi e Bilall Sherifi.

Në takim është e pranishme edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova, ndërsa në të marrin pjesë edhe ambasadorë të vendeve të fuqishme të akredituara në Kosovë, mes tyre edhe Greg Delawie.

Watermarked Photode vv1 veseli1 nisma haradinaj

Një deklaratë në funksion të liberalizimit të vizave, me të cilën Kosova ua argumenton vendeve të BE-së se ka dallime për demarkacionin me Malin e Zi mes subjekteve politike, por se ky proces do të kryhet, doli si ide nga takimi mes Kadri Veselit dhe anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme më 19 tetor.

http://kallxo.com/liberalizimi-afron-poziten-dhe-opoziten/

Më pas për këtë deklaratë u diskutua në Komisionin për Punë të Jashtme më 21 tetor, por aty nuk u arrit pajtim për përmbajtjen e saj mes pozitës dhe opozitës.

Atë ditë disa versione të deklaratës i shkuan për diskutim Kryesisë së Kuvendit, ndërsa kryesia i futi ato në rend dite të mbledhjes së të enjtes

http://kallxo.com/liberalizimi-afron-poziten-dhe-opoziten/

http://kallxo.com/shkon-ne-kuvend-draft-deklarata-per-liberalizimin-e-vizave/

Takime të ngjashme me këtë të sotmin në të cilin u mundua të gjendej pajtim rreth qëndrimeve për marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit 2015, u mbajtën edhe më herët të organizuara nga ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe njohësi çështjeve politike Naim Rashiti.

http://kallxo.com/partite-pa-marreveshje-per-demarkacionin/