Abelard Tahiri, Foto: Facebook.

Tahiri: Tërësisht e Papranueshme Vrasja e të Riut

Abelard Tahiri, ministri i Drejtësisë reagoi nëpërmjet një postimi në Facebook, pas vrasjes së sotme të një 16 vjeçi në Prishtinë.

“Humbja e jetës dhe veçmas një të riu në këto rrethana është tërësisht e papranueshme dhe ne si shoqëri duhet të reflektojmë për t’i mbyllur derën një herë e përgjithmonë krimit në Republikën e Kosovës”, tha Tahiri, teksa ngushëlloi familjen e të vrarit.

Ai më tutje sqaroi se u ka dhënë mbështetje të plotë “organeve të policisë dhe prokurorisë që autori i krimit të gjendet sa më parë dhe të dalë para përgjegjësisë”.

KALLXO.com raportoi sot për vrasjen në Prishtinë.

http://kallxo.com/policiai-riu-ne-prishtine-u-vra/

Policia në fillim njoftoi se ka gjetur trupin e pajtë të një personi, ndërsa në sqarimet e mëpasme tregoi se bëhet fjalë për vrasje.