Abelard Tahiri, këshilltar i Presidentit Thaçi. Foto: Facebook.

Tahiri: Prioritet Sundimi i Ligjit

Ministri Abelard Tahiri tha se prioritet i Ministrisë së Drejtësisë është sundimi i ligjit.

Në Konferencën e Shtatë Vjetore Gjyqësore ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri tha se detyrë e tij është që të sigurohet qasja të të gjithëve në drejtësi.

NDËRLIDHUR

“Detyra ime si ministër i Drejtësisë nuk është me nda drejtësi, por të sigurohem që të kenë qasje të barabartë në drejtësi dhe këtë jemi duke e bërë tashmë”.

Ai foli edhe për integrimin e veriut në sistemin gjyqësor të Kosovës.

“Viti që lamë pas shënoi integrimin e plotë të të gjitha gjykatave”, tha Tahiri.

Ai deklaroi se ministria do ta ketë prioritet sundimin e ligjit.

Sundimi efikas i ligjit është parakusht i çdo reforme për zhvillimin e shoqërisë tonë dhe kësisoj është prioriteti ynë themelor.

02 Dhjetor 2017 - 11:09

Labinot Leposhtica 02/12/2017 - 11:09
NDËRVEPRIMI54