Tahiri: Pranoj Hetim, por jo Gjyq Politik

Saimir Tahiri pas daljes nga mbledhja e Këshillit të Imuniteteve të Shqipërisë në Kuvend, kërkesën për t’ia marrë imunitetin e cilësoi estradë.

“Të të thonë shko në burg dhe pastaj na provo që nuk ke marrë 5 milionë euro në muaj, kjo është estradë”, tha Tahiri.

Ish-ministri i brendshëm tha se ndaj tij po bëhet një gjyq politik, që ai nuk do ta pranojë kurrë. “Unë pranoj çdolloj hetimi, por nuk do të pranoj kurrë një gjyq politik”, tha ai për gazetarët pas daljes nga salla e mbledhjes së Këshillit.

Tahiri po ashtu tha se “kjo që ndodhi sot dhe që ka ndodhur dje, nuk ka ndodhur as në komunizëm dhe as fashistët nuk e kanë bërë!”

Ai kërkoi që para tij të dalin para drejtësisë, politikanë tjerë.

“Nëse nuk sjellin dot një provë, le të vijë Saliu dhe nëse nuk vjen Saliu, le të vijë djali i Saliut, që la 26 njerëz të vdekur në Gërdec. Nëse nuk vijnë këta, le të vijë Ilir Meta, le të vijë Monika Kryemadhi, le të vijë Lulzim Basha. Le të përbllen njëherë me drejtësinë këta!”, tha Tahiri./21Media