Ministrja për Dialog, Edita Tahiri - Foto: Qeveria e Kosovës

Tahiri: Një Deputet i VV-së Kërkoi që Kosovës të mos i Jepet Kodi

Në seancën e sotme të Kuvendit ministrja për Dialog Edita Tahiri tha se e ka një dokument në të cilin një deputet i “Vetëvendosjes i kërkon Organizata  Ndërkombëtare e Telekomunikacionit që Kosovës të mos i jepet kodi telefonik.

Për kodin telefonik ministres Tahiri i shtroi pyetje deputeti Avdyl Imeri.

“Ka pasë deputetë që me logo të Kuvendit të Kosovës i kanë kërkuar ITU-së që të mos i jep kodin Kosovës. Unë kam edhe dokument që një nga deputetët e Vetëvendosjes i ka kërkuar ITU-së që të mos i jep Kosovës kodin, e unë këtë dokument ia jap kryetarit,” tha Tahiri.

Pas fjalëve të Tahirit, nënkryetarja e “Vetëvendoshjes” Aida Dërguti e akuzoi ministren Tahiri për dezinformatë, duke pranuar se ajo i ka dërguar letër ITU-së, por jo ashtu siç u prezantua nga ministrja .

Kosovës iu dha kodi telefonik +383 më 15 dhjetor 2016.

http://kallxo.com/kosova-behet-kod-telefonik-383/

Ky kod filloi të aplikohet më 2 shkurt.

http://kallxo.com/fillojne-thirrjet-kodin-e-kosoves-383/