Ministrja për Dialog, Edita Tahiri - Foto: Qeveria e Kosovës

Tahiri Mohon Akuzat e Gjuriqit për Përgjimet

Tahiri ka thënë për BIRN se akuzat për përgjime nga shefi i Zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq pas bisedimeve të fundit në Bruksel, janë të pavërteta.

“Me këtë deklaratë Gjuriq po fsheh pagatishmërinë e Serbisë për të arritur një marrëveshje,” tha Tahiri.

Beogradi dhe Prishtina kanë fajësuar njëri-tjetrin për dështimet për të arritur një marrëveshje në bisedime rreth pajisjeve dhe transmetuesve në Kosovë që janë në pronësi të kompanisë shtetërore të Telekomit në Serbi, ‘Telekom Srbija’, një çështje që gjithashtu po e pengon Kosovën që të ketë një kod ndërkombëtar telefonik.

Gjuriq ka thënë se Kosova dëshiron të ketë qasje në sistemin e ‘Telekom Srbija’, në mënyrë që të përgjojë linjat telefonike të qytetarëve nëpër Serbi.

“Ata kanë kërkuar qasje në sistemin e ‘ Telekom Srbija’, diçka që do t’u mundësonte të rrezikojnë sigurinë dhe të përgjojnë telefonat tanë në mënyrë ligjore,” that Gjuriq të enjten e kaluar.

Prishtina insiston se për të zgjidhur çështjen e pajisjeve të ‘Telekom Srbija’, duhet të vendoset një kompani e re në Kosovë nën legjislacionin e Prishtinës.

Gjithsesi Tahiri tha se kjo nuk do të thotë që Kosova do ta shfrytëzojë këtë situatë për të ndihmuar përgjimet e telefonave serbë.

“Po flitet për një kompani të re që do të marrë një licencë të përkohshme në Kosovë. Por kjo kompani duhet të operojë sipas ligjit të Kosovës për komunikim, pjesë e së cilit është edhe ligji për përgjime. Duhet t’i respektojë ligjet e Kosovës. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me atë çfarë ka deklaruar Gjuriq,” tha ajo.

Beogradi dhe Prishtina kanë nënshkruar një marrëveshje për telekomunikacionin në gusht të vitit 2014, por të dyja po e interpretojnë ndryshe.

Ivan Jaksiq, një zëdhënës i Zyrës së Qeverisë Serbe në Kosovë tha për BIRN-in se sipas marrëveshjes, ‘Tlekeom Srbija’ duhet të ndërtojë një ‘kompani simotër’ të re që do të regjistrohej në Prishtinë.

“Gjithsesi, pjesa shqiptare nuk do që prona në Kosovë të themelohet në pronësi të ‘Telekom Srbija’. Ata duan që prona të bëhet e Prishtinës, të cilën do të na e japin me qira më pastaj,” tha Jaksiq.

Jaksiq tha se negociatat duhet të rezultojnë me mundësinë e ‘Telekom Srbija” që të operojë nëpër Kosovë.

Serbia më pastaj do të pyeste Organizatën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit të Kombeve të bashkuara ITU për një kod shtesë për Kosovën që do të regjistrohej si një kod rajonal serb.

Por delegacioni i Prishtinës edhe pse është nënshkrues i marrëveshjes së telekomunikacionit provoi që disa çështje të dalin nga legjislacioni i Kosovës në procesin e zbatimit,” ka deklaruar Qeveria e Kosovës pas bisedimeve të 16 gushtit.

Marrëveshja e telekomunikacionit në mes të Kosovës dhe Serbisë që ishte nënshkruar në vitin 2014 në Bruksel, nuk është zbatuar ende.

Të dyja palët janë pajtuar se ITU-ja duhet t’i japë Kosovës një kod telefonik treshifror për thirrje ndërkombëtare.

Për të thirrur dikë në Kosovë momentalisht telefonuesit duhet të shtypin kodin shtetëror të Monakos apo të Sllovenisë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, kjo i kushton operatorit më të madh të Kosovës ‘Vala’, nëntë milionë euro për çdo vit, ndërsa operatorit të dytë ‘IPKO’, një milion euro në vit për këtë shërbim.