Gjatë takimit mes Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit dhe Drejtorin e ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi- Foto: Facebook (Arkiv)

Tahiri kërkon nga Nehat Thaçi përkushtim të madh për Shërbimin Korrektues

Drejtori i ri i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi gjatë ditës së sotme ka marrë mbështetje nga ana e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Tahiri përmes një njoftimi, ka thënë se fuqizimi i institucioneve korrektuese do të mbetet prioritet i punës së tij si ministër i Drejtësisë.

“Sot i dëshirova mirëseardhje dhe i ofrova mbështetjen time të plotë drejtorit të ri të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Nehat Thaçi, si dhe kërkova përkushtimin e tij maksimal, pasi që është tejet e rëndësishme që Shërbimi Korrektues dhe komponentët e tij, të jenë tërësisht funksionalë dhe në përputhje me standardet dhe normat europiane”, thuhet në njoftimin e Tahirit.

Sipas tij, qasja ndaj Shërbimit Korrektues do të jetë me logjikë progresive që përveç aspektit të sigurisë, do përfshijë edhe materializimin e plotë të të drejtave, dinjitetit dhe mirëqenies së personave në vuajtje të dënimit.

Thaçi që ishte drejtor i Policisë në Mitrovicë është emëruar me vendim të Qeverisë së Kosovës drejtor i burgjeve të vendit. Vendimi është marrë me 27 prill në mbledhjen e Qeverisë.

KALLXO.com ka shkruar në lidhje me përzgjedhjen e ish- drejtorit të policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçin si drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

http://kallxo.com/nehat-thaci-zgjidhet-drejtor-i-burxheve/

http://kallxo.com/nehat-thaci-i-prin-listes-per-drejtor-te-burgjeve/

http://kallxo.com/pasuria-e-drejtorit-te-sherbimit-korrektues/

http://kallxo.com/procesi-i-zgjedhjes-se-nehat-thacit-ne-krye-te-burgjeve-te-kosoves/