Tahiri: Kemi Udhëzuar Edi Ramën për Bisedimet me Vuçiqin

Tahiri tha për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ se shteti sovran i Kosovës është i vetmi kompetent për të vendosur për veten si dhe për zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga dialogu me Serbinë.

“Çka dihet edhe për Shqipërinë edhe për Serbinë është që për Kosovën vendos Kosova dhe udhëheqja e saj sovrane”, tha Tahiri

Pavarësisht këtij qëndrimi, Tahiri tha se në disa raste Kosova ka kërkuar ndihmën e Shqipërisë në kontakt me Serbinë.

Konkretisht ajo foli për një letër që i kishte dërguar ministrit shqiptar të energjetikës, Damian Gjiknuri, para takimit Rama- Vuçiq, vitin e kaluar.

“Vizita e Ramës në Beograd për mua ka qenë një vizitë korrekte dhe unë jam e bindur që Shqipëria është e qartë që të mos flasë në emër të Kosovës as ai nuk ka folur në emër të Kosovës por për Kosovën. Përveç Ministrit të Jashtëm tonë që ka pasur kontakte me Qeverinë e Shqipërisë, unë vet i kam shkruar ministrit Damian Gjiknuri…”, tha Tahiri.

Ministrja foli me Jeta Xharrën gjerësisht për dialogun me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Emisionin e plotë “Jeta në Kosovë’, mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: