Abelard Tahiri, Foto: Facebook.

Tahiri: Dekretimi Shtrirje e Sovranitetit në Tërë Vendin

Dekretimin e djeshëm të 40 gjyqtarëve dhe 13 prokurorëve të komuniteteve pakicë që do të punojnë në veri të vendit, ministri i drejtësisë Abelard Tahiri e konsideroi shtrirje të sovranitetit në tërë territorin e vendit.

Tahiri u mburr më pas në Kuvend duke thënë se qysh në fillim të mandatit të tij është marrë me një çështje jetike të vendit.

Për Tahirin, betimi dhe dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve ka shkuar sipas legjislacionit në fuqi dhe me angazhim të Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Kosovës.

Ai në fjalën e tij, falënderoi edhe ambasadën amerikane rreth angazhimit në lidhje me funksionalizimin e gjykatave dhe prokurorive në veri të vendit.

Dje ministri Tahiri ishte në Komisionin për Legjislacion ku raportoi rreth marrëveshjes për drejtësi të arritur në dialogun e Brukselit në vitin 2015.

Gjatë këtij raportimi, përfaqësues të Vetëvendosjes në komision thanë se kanë siguruar një dokument- aneks të marrëveshjes së drejtësisë të mbërritur sipas tyre vitin e kaluar.

Me këtë dokument, sipas deputetëve të LVV-së, njihen vendimet e gjykatave paralele.

http://kallxo.com/shume-pyetje-per-ministrin-rreth-marreveshjes-se-drejtesise/

Edhe sot në Kuvendin e Kosovës deputeti Korab Sejdiu përmendi këtë dokument, ndërsa shprehu dyshimin se dje nuk është bërë fare betimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

http://kallxo.com/korab-sejdiu-kerkon-videoincizim-te-betimit-te-gjyqtareve/

Për këtë dokument foli po sot edhe Glauk Konjufca që tha se dokumenti është mbajtur fshehur.