Naim Maloku jep dëshmi në rastin kundër Fatmir Limajt - Foto: KALLXO.com

Tahir Rrecaj i Kërkon Prokurorisë të Mos e Marrë si Provë Shkrimin në Gazetë

Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj ka deklaruar në Gjykimin që po mbahet ndaj Fatmir Limajt se shkrimet në gazetë nuk janë provë që duhet marrë nga Prokuroria.

“Shkrimi në gazeta nuk është provë, prokuroria po quan komunikatë shkrimet në gazetat e atëhershme ditore, por nuk po i dihet origjinaliteti kësaj komunikate, kërkojmë nga prokuroria të sillet komunikata origjinale e cila duhet të ketë një vulë, një numër protokolli, një formë zyrtare një nënshkrim të personit”, tha avoakti Rrecaj.

Ai tutje ka kërkuar nga prokuroria që ta sjellë origjinalin e kësaj prove e jo të akuzohet dikush për shkrime në gazetë.

Shkrimet në gazeta nuk janë prova janë opinione që mund të jenë dashakeqe, kërkojmë nga prokuroria të sjellë origjinalitetin e kësaj prove jo te akuzohet dikush për shkrime në gazeta”, tha Avokati i Limajt, Tahir Rrecaj

Këtë koment, avokati Rrecaj e dha në momentin kur Prokuroria ka kërkuar nga dëshmitarin të komentojë komunikatën e bërë publike në gazetën “Zëri i Kosovës” me datën 5 nëntor të 1998.

Përveç Azem Sylës në këtë gjykim ka dëshmuar edhe Naim Maloku.