
BIRN Kosova
BIRN Kosova është pjesë Rrjetit Rajonal për Gazetari Hulumtuese me prezencë në të gjithë Ballkanin
Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete takimi në Vjenë për kontestin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, kanë biseduar katër orë, por, përveç gatishmërisë për të vazhduar procesin negociues, nuk është arritur asnjë progres për kontestin prej më se dy dekadash. “Të dyja palët janë shumë të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje. Negociatat do të vazhdojnë në javët e ardhshme”, ka deklaruar Matthew Nimetz, ndërmjetësi i…
Theodor Meron, kryetari i Dhomës së Apelit të Mekanizmit për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë, tha sot se ishte “qëllimi ynë, edhe pse jo synimi përfundimtar, ta kemi gati vendimin deri në fund të vitit 2018” në rastin e Radovan Karaxhiqit. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e gjeti Karaxhiqin fajtor në mars të vitit 2016 për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje të boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, terrorizim të popullsisë së Sarajevës dhe marrjen peng të paqeruajtësve…
Sot u mbajt një tryezë politike e organizuar nga LDK, ku ishin të ftuara të gjitha partitë politike. Këtë takim e kishte kërkuar vetë lideri i LDK-së, Isa Mustafa, dhe ftesën ua kishte dërguar të gjithë liderëve të partive politike në Kosovë. Mirëpo përveç mungesave të shumta të liderëve tjerë, as Mustafa nuk ishte i pranishëm në këtë takim. Driton Selmanaj nga LDK deklaroi se Mustafa është kthyer në Kosovë, mirëpo ai ende nuk është i gatshëm në kapacitetin e…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se marrëveshja me Prishtinën nuk do të arrihet menjëherë pasi të dyja palët nuk kanë qëndrime të njëjta. Siç thuhet, kjo ka ndikuar që ai të shtyjë propozimin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, për të cilën më herët kishte deklaruar se do ta zbulojë brenda një jave. Agjencia e lajmeve ‘Bloomberg’ marrëveshjen me Prishtinën e ka vlerësuar si pengesën më të madhe në rrugën e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian./21Media
Send this to a friend