Suspendohet Zyrtari Policor i Dyshuar për Vjedhje

Një zyrtar policor është suspenduar, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje.

Zyrtari policor me inicialet F. Z, është suspenduar nga pozita e tij nën dyshimin se ka kryer veprën penale të vjedhjes.

NDËRLIDHUR

KALLXO.com ka kontaktuar Inspektoratin e Policisë së Kosovës i cili ka konfirmuar veprën dhe suspendimin e zyrtarit policor.

“Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar rastin lidhur këtë  zyrtar policor më 17 08 2017 dhe ka ndërmarrë disa veprime hetimore me dyshimin se është kryer vepra penale e vjedhjes. Veprimet hetimore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin kompetent”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

“Si pjesë e procedurave administrative, për shkak të mos pengimit të procedurës hetimore, IPK-ja ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin  për zyrtarin  dhe i njëjti është zbatuar nga PK-ja”, thuhet më tutje në përgjigje.

Sipas informacionit të pranuar nga KALLXO.com, punonjësi i PK-së, është kapur duke vjedhur në një dyqan.

Edhe në mars ishte suspenduar një zyrtar tjetër policor.

07 Shtator 2017 - 09:56

Adelina Ahmeti 07/09/2017 - 09:56
NDËRVEPRIMI0